Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka theksuar se certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit, mund të zgjasë. Daka ka thënë se kjo vonesë mund të ndodhë, për shkak të ankesave të subjekteve politike dhe të kandidatëve. “Nuk mund të jap parashikime, nuk mund të them fundi i nëntorit apo fillimi i dhjetorit. Nëse ka ankesa mund të shkojë prapë në rinumërim. Mund të them që kjo forma e ankesave duhet të rregullohet si në vendet tjera sepse me të vërtetë kjo stërzgjatje është maltretim”, ka thënë ajo. Daka ka theksuar po ashtu se mund të ketë edhe rinumërim të përgjithshëm të votave, pasi ka ankesa nga paritë politike dhe kandidatët për deputet.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …