Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë,Pia Stjernvall. Ajo tha se e çmon lart kontributin e Finlandës në procesin e pavarësimit dhe të ndërtimit të shtetësisë së Kosovës. Me këtë rast, ajo e kujtoi kontributin e kryenegociatorit ndërkombëtar për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaarit, pastaj të të deleguarit special të udhëheqësit të OKB-së për Kosovën, Kai Eides etj.  Me ambasadoren Stjernvall kryetarja Osmani diskutoi procesin e dialogut të ardhshëm, si dhe bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve. Kryetarja Osmani e njoftoi ambasadoren Stjernvall me qëndrimin e saj për një proces të mirëfilltë të dialogut, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke, si dhe me parime që respektojnë integritetin territorial të vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …