Në fjalën e saj në takimin me drejtuesit e institucioneve të pavarura, Spiropali u shpreh se, si ҫdo gjithçka që ka traditë dhe historik të së shkuarës, edhe ky takim i përbashkët me të gjithë drejtuesit e institucionet e pavarura Kushtetuese dhe të krijuara me ligj ka një shans të ҫmuar të krijojë dobi për të ardhmen. “Të çmuar konsideroj gjithashtu praninë e partnerëve dhe miqve ndërkombëtarë që bashkëpunojnë me ne në Kuvend për projekte dhe procese të rëndësishme. Ndihmesa e tyre ka qenë gjithmonë e lutur dhe e mirëpritur dhe në këtë moment ata janë edhe pjesë e diskutimeve për një mision të përbashkët, mbrojtjen e interesit publik dhe garantimit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, promovimin e demokracisë, sigurimin e mirëqenies sociale për qytetarët tanë, thellimin e luftës ndaj korrupsionit dhe sundimin e ligjit”, tha kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …