Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe Akademinë e Studimeve Shqiptare organizoi sot sesionin shkencor “Antifashizmi shqiptar si vlerë mbarëshoqërore”. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në fjalën e saj theksoi rëndësinë e Konferencës së Pezës. Më 16 shtator 1942 përfaqësuesit e të gjitha forcave politike në vend, u mblodhën në Pezë dhe përpunuan platformën e përbashkët të luftës kundër pushtuesit fashist për çlirimin kombëtar. Shumica e prindërve ose gjyshërve tanë sot kanë qenë fëmijë në atë kohë të trazuar për historinë e gjithë botës, ku e gjitha ishte përfshirë në një betejë për jetë a vdekje, nga murtaja nazifashiste e cila kërcënonte me shfarosje lirinë e individit dhe sistemin që kishte individin dhe të drejtat e tij në qendër. Shqipëria ishte viktima e parë e Luftës së Dytë Botërore, tha mes tjerash, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …