Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka deklaruar se Kosova është prioritet kombëtar i shtetit shqiptar

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka deklaruar se Kosova është prioritet kombëtar i shtetit shqiptar. Në një konferencë për medie me kryekuvendarin, Glauk Konjufca, është folur lidhur me një  konkretizim më të detajuar të partneritetit. Kryekuvendarja,  Elisa Spiropali tha se për Shqipërinë dhe Kosovën bashkëpunimi është një prioritet i pandashëm, është një binom stabilizues dhe orientues për të nesërmen tonë por edhe për të gjithë rajonin. Me kryetarin Konjufca ne ndamë që t’u sugjerojmë qeverive tona një konkretizim më të detajuar të partneritetit strategjik e gjithëpërfshirës duke bërë atë një model inkurajues për bashkëpunimin rajonal ndër shqiptarë dhe më gjerë. Dy Kuvendet  tona kanë potenciale patriotike dhe politike, kanë  detyrimin kushtetues, historik dhe moral që të bëhen edhe më shumë promotor të integrimit dhe mirëkuptimit rajonal, ka nënvizuar,  kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa  Spiropali.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …