leoni

Elisa Spiropali: Cenimi i gjuhës shqipe cenon identitetin e shqiptarëve, çështja duhet të zgjidhet sipas marrëveshjes së Ohrit

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përshëndetur marrjen e Presidencës së Bashkimit Europian, nga Polonia

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka përshëndetur marrjen e Presidencës së Bashkimit Europian nga Polonia, duke e cilësuar si një moment të favorshëm për përshpejtimin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Elisa Spiropali vuri në dukje rëndësinë e përparësive të Presidencës Polake, që përfshijnë shpejtësinë dhe cilësinë e zgjerimit të BE-së, duke theksuar koherencën me përpjekjet e Shqipërisë për avancimin e reformave.  siguroi se Kuvendi i Shqipërisë do të bashkëpunojë me Parlamentin e Polonisë dhe kryetarin e tij, Simon Hołonnia, për shkëmbimin e përvojave më të mira dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Polonia ka marrë Presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian më 1 janar 2025 me moton “Siguria, Evropa!”. Prioritetet e saj përfshijnë sigurinë e brendshme dhe të jashtme, uljen e kostove të energjisë dhe zgjerimin e BE-së për përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Grenell

Richard Grenell akuzoi kryeministrin, Albin Kurti, për devijimin e marrëdhënieve historikisht miqësore me Amerikën dhe BE-në

Për herë të parë pas shumë vitesh, marrëdhëniet në mes të  Kosovës dhe Shteteve të …