Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e ka cilësuar si diskutim mbresëlënës takimin me të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kryekuvendarja Nikolla, informon se Escobar e cilësoi Amerikën si vendin më pro Kosovës, në botë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe sigurisë së Kosovës, dhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare, ka deklaruar mes tjerash, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Ajo ritheksoi se Uashingtoni zyrtar mbështet dialogun e ndërmjetësuar të BE-së, mes Kosovës dhe Serbisë, si të vetmen rrugë drejt paqes dhe sigurisë në rajon, ka saktësuar, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, pas takimit me të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …