Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë mbledhur sot në një restorant në Prishtinë, por kryetarja e Degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, nuk është lejuar të hyjë brenda për të marrë pjesë në mbledhje. Ajo është penguar dhe është tërhequr nga sigurimi. Ndalimi i pjesëmarrjes për Gërvallen ka shkaktuar edhe reagimin e deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani. Ajo është larguar nga mbledhja në shenjë mospajtimi për mënyrën se si është trajtuar Donika Gërvalla. Deputetja Osmani ka paralajmëruar padi ndaj personave të sigurimit për trajtimin e koleges së saj. Donika Gërvalla, e ka akuzuar kryesinë e LDK-së, për këtë akt meqë pretendon se duke qenë kryetare e një dege të partisë, ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së edhe pa qenë anëtare e saj. Ajo tha se ka shumë pjesëmarrës në këtë cilësi në mbledhjen e sotme. Edhe mediet nuk janë lejuar të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …