Gjatë muajit të fundit mbi gjysmë milioni pjesëtarë të komunitetit mysliman Rohinga në Mijanmar janë detyruar të arratisen nga vendi në një fushatë dhune qeveritare, e cila është cilësuar si një spastrim etnik nga OKB. Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres i tha Këshillit se shpërthimi i fundit i dhunës është shndërruar në krizën e refugjatëve të krijuar me shpejt në botë, ‘një makth humanitar dhe i të drejtave të njeriut’, siç e cilësoi ai. “Kemi marrë informacione drithëruese nga të arratisurit që janë kryesisht gra, fëmijë e të moshuar. Dëshmitë e tyre hedhin dritë mbi dhunën dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, përdorimin e armëve, praninë e minave dhe dhunën seksuale. Kjo është e papranueshme e duhet të përfundojë sa më shpejt, tha Guterres. Qeveria budiste në Mijanmar është e trimëruar me sulmin masiv, ndërsa shfarosjen e dëbimin e myslimanëve e konsideron si luftë në kuadër të koalicionint botëror kundër “terrorizmit mysliman”. Autoritetet në Mijanmar dhe kryetarja që ka fituar çmimin nobel për paqe, nuk kanë lejuar ekipet e OKB-së për të hyrë në vend dhe për të parë nga afër gjenocidin fashist po ndodh me milionë myslimanët e Mijanmarit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …