Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, ka thënë se vendet e Ballkani Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, ka thënë se vendet e Ballkani Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian

Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, ka thënë se vendet e Ballkani Perëndimor i  përkasin Bashkimit Evropian, Kjo çështje është një formulë fituese si për BE-në ashtu edhe për rajonin. Ajo ka theksuar se bashkëpunimi në mes të Ballkanit Perëndimor dhe ndërlidhja e tyre janë kyçe. Andaj vendet e rajonit,  duhet të ndërmarrin hapa drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura dypalëshe. Ju dëgjuam me zë të lartë dhe qartë. Kjo po zgjat shumë, por gjërat ende po ecin përpara. Bota po ndryshon dhe BE-ja po ndryshon bashkë me të. Ndër arritjet e fundit është miratimi i statusit të kandidatit për Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe se qytetarët e Kosovës nuk do të duhet të aplikojnë më për viza për të udhëtuar në zonën Shengen, por edhe Ballkani Perëndimor duhet të vazhdojë t’i përmbahet kritereve të anëtarësimit dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë drejt zgjidhjes së çështjeve të hapura dypalëshe. Bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor është kyç. ndërlidhja përmes infrastrukturës, teknologjisë, digjitalizimit, e gjithë kjo do të krijojë më shumë siguri”,  ka thënë zonja Roberta Mecola.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …