Ardita Sinani

Kryetarja e Preshevës Ardita Sinani, ka reaguar pas hyrjes në fuqi të masave të reja vendosura nga Qeveria e Kosovës

Kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani, ka reaguar pas hyrjes në fuqi të masave të reja kundër pandemisë të vendosura nga Qeveria e Kosovës. Këto masa po  e vështirësojnë dukshëm  lirinë e lëvizjes së qytetarëve të  tri komunave shqiptare nëpër në territorin e Kosovës.

“Vendimi i Qeverisë e Republikës së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë, që ka hyrë në fuqi me 22 janar, përfshirë masat e reja mbi hyrjet dhe daljet e qytetarëve në dhe nga Republika e Kosovës, përkatësisht nevojën e domosdoshme për certifikatën e vaksinimit me tri  doza, atë me dy doza bashkë me testin negativ, ka vështirësuar dukshëm lirinë e lëvizjes së qytetarëve të Komunës së Preshevës”, shkroi ajo. Ajo ka theksuar se vështirësi të mëdha po shfaqen për studentët të cilët studiojnë në Kosovë, pasi ata nuk i kanë mundësitë financiare për të kryer testin  çdo herë që e kalojnë kufirin. Po ashtu, Sinani i bëri thirrje Qeverisë në Kosovë t’i shqyrtojë këto masa, drejt lehtësimit të lirisë së lëvizjes së qytetarëve të rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …