Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska ka reaguar kundër emërtimi i një rruge me emrin e Adem Demaçit, në Çair të Shkupit, javën e kaluar ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kryeratja Arsovska ka nisur një iniciativë për ndërrimin e emrit të kësaj rruge dhe kthimin e emrit të mëparshëm “Brigada e Dytë Maqedonase”. Iu bëj thirrje të gjithë këshilltarëve të Qytetit të Shkupit të votojnë për këtë propozim, përmes të cilit do të përmirësohet padrejtësia ndaj 230 heronjve, pjesëtarë të brigadës së dytë maqedonase që kanë dhënë jetën për Maqedoninë. Danella Arsovska, po ashtu i propozon kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që në Prishtinë të emërtojë një rrugë me emrin e revolucionarit maqedonas, Todor Aleksandrov, i cili sipas saj ka bashkëpunuar me Hasan Prishtinën, Azem Bejtën dhe Bajram Currin në luftën kundër okupimit të mbretërisë jugosllave.(alsatm)
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …