Kryetarja e Unionit Socialdemokrat dhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka bërë të ditur se mbështetja e saj për formimin e qeverisë do të kushtëzohet me përmbushjen e kërkesave specifike që lidhen me përmirësimin e kushteve për komunitetin boshnjak në Kosovë. “Nëse fitoj ulëse në Kuvend dhe Albin Kurti apo dikush tjetër është në pushtet për të formuar qeverinë, unë, pa m’i plotësuar kushtet që kam në letër, nuk e votoj asnjë qeveri,” deklaroi Balje. Angazhimi për interesat e komunitetit boshnjak mbetet prioriteti i saj dhe se nuk do të bëjë kompromis me kërkesat që janë jetike për përfaqësimin dhe zhvillimin e komunitetit. Kur u pyet nëse do të votonte Albin Kurtin për kryeministër nëse vota e saj do të ishte vendimtare, Balje sugjeroi se bashkëpunimi me pozitën është i domosdoshëm për të garantuar përfaqësimin dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve të vogla në vendimmarrje.
Kontrolloni gjithashtu
Selim Pacolli: Sllatina e Vitisë zgjedh Familjen si testament të harmonisë dhe solidaritetit
Në Sllatinë të Vitisë, me ftesë të qytetarëve të kësaj ane, patëm mundësinë të takohemi …