Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot ka pritur në takim princin e Wellsit, Charles dhe dukeshën e Cornwallit. Me këtë rast, kryetarja Jahjaga i ndau një mirënjohje princit Charles. Pas këtij takimi, princi Charles bashkë me dukeshën vendosën kurora lulesh tek Monumenti i Personave të Zhdukur. Më pas, princi Charles ka takuar qytetarë të shumtë në sheshin përballë Kuvendit të Kosovës. Poashtu, gra nga shoqata ‘Thirrjet e Nënave’, i kërkuan princit Charles që t’i bëjë presion Serbisë për të zbardhur fatin e të pagjetur dhe që kriminelët serbë të dalin para drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …