Kryetarja Jahjaga priti ambasadoren e re kroate

Kryetarja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Kosovë, zonjën Marija Kapitanoviq, e cila me këtë rast i dorëzoi letrat kredenciale. Në këtë takim, kryetarja Jahjaga shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kroacisë i kanë ofruar qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi. Sipas Sipas njoftimit, kryetarja Jahjaga theksoi rëndësinë e thellimit bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve midis dy vendeve, në çdo fushë me interes dypalësh, me theks në atë ekonomike. Në anën tjetër, ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq shprehu gatishmërinë e Qeverisë kroate për të vazhduar mbështetjen e fuqishme për Kosovën, sidomos në procesin e konsolidimit dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare dhe në proceset drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …