Në fjalimin e fundvitit, kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve ka folur për zhvillimet e fundit në vend, sfidat dhe angazhimin për të ecur tutje. Ajo ka qenë kritike ndaj qeverisë, sidomos në aspektin e bashkëpunimit me aleatët. Osmani tha se “luajtja bixhoz” me aleatët cenon Kosovën.
“Asnjë popull nuk ja ka dalë vetëm e asnjë popull nuk ka sukses në izolim andaj rëndësia e ruajtjes dhe forcimi i aleancave është e paçmueshme. Historia politike na mëson se dobësimi i aleancave ose partneriteteve është një gabim strategjik, të punosh bashkë me ata që na ndihmuan ta kemi lirinë e shtetit, asnjëherë nuk është nënshtrim e shantazhim. Besoj fuqishëm që forca jonë me e madhe qëndron pikërisht në partneritetet tona, aleancat mes shteteve janë më të mëdha e më të rëndësishme se sa cilido prej nesh si politikan apo cilado palë zgjedhjesh, ato janë gurthemel i sukseseve tona dhe investim në një të ardhme ku Kosova do të jetë e barabartë me komunitetin euroatlantik të Kombeve.