Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në Nju Jork, Kosova dhe Serbia shkëmbyen akuza lidhur me sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, i cili sipas kryeministres serbe, Ana Bërnabiç, ishte pasojë e frikës dhe terrorit të ushtruar nga Prishtina, ndërsa për kryetaren, Vjosa Osmani, ishte një akt agresioni i Serbisë. Ngjarjet e 24 shtatorit përshkuan pothuajse të gjitha diskutimet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilat u bë thirrje për vënien e përgjegjësve para drejtësisë. Sulmi i një grupi serbësh të armatosur që vrau një oficer policisë së Kosovës u mor përsipër nga Milan Radojçiç, ish nënkryetar i Listës Serbe, partia kryesore e serbëve të Kosovës, e themeluar dhe e mbështetur nga Beogradi.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …