Kryetarja, Vjosa Osmani, beson se kryetari i Turqisë, Erdogan, mund ta bindë Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës

Kryetarja, Vjosa Osmani, beson se kryetari i Turqisë, Erdogan, mund ta bindë Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës

Kryetarja, Vjosa Osmani, beson se kryetari i Turqisë, Taip Erdogan mund ta bindë Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës Gjatë një interviste për TRT World, Osmani i ka kërkuar homologut turk që ta vizitojë Kosovën. “Unë besoj që presidenti i Turqisë Recep Taip Erdogan ka rol të rëndësishëm te Vuçiqi që rruga e vetme për stabilitet dhe paqe në Ballkanin Perëndimor është që  ta pranojë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Osmani ndër tjerash. Megjithatë Osmani më pas tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe që Serbia nuk po i respekton një mori marrëveshjes. “Erdogan mund ta bindë që t’i mbajë premtimet. Ajo ka folur edhe për raportet e mira mes Kosovës dhe Turqisë. Kosova dhe Turqia kanë bashkëpunim në mes vete dhe kjo duhet të vazhdojë”, tha Vjosa  Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …