Kryetarja, Vjosa Osmani ka kërkuar në Munih heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës

Gjatë takimit në Munih, kryetarja, Vjosa Osmani ka kërkuar heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Ajo ka shtuar më tutje se Bashkimi Evropian ka vendosur sanksionet ndaj Kosovës por ato janë të padrejta. “Populli ynë ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj vlerave evropiane dhe ka bërë hapa domethënës në rrugëtimin drejt integrimit. Është koha që BE-ja ta njohë dhe vlerësojë këtë progres, përfshirë duke larguar masat e padrejta dhe duke i hapur rrugë Kosovës drejt statusit të kandidatit”, kaq shkruar në adresën e saj elektronike, Facebook, kryetarja, Vjosa Osmani. BE-ja ka vendosur masa ndëshkuese ndaj vendit tonë më 3 qershor 2023 për shkak të  tensioneve në veri. Bashkimi Evropian ka theksuar se këto masa janë të përkohshme dhe ato varen nga zhvillimet në terren dhe vendimeve për deeskalim të situatës në pjesën veriore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Serbia po i forcon lidhjet me Rusinë, por edhe me Brukselin si kryeqendër të politikës së jashtme evropiane

Serbia po ruan një ekuilibër të ndërlikuar në politikën e saj të jashtme, duke synuar …