Kryetarja, Vjosa Osmani ka njoftuar ka njoftuar se është takuar me një delegacion të senatorëve amerikanë në Munih. Ajo ka shkruar të ketë thënë se Kosova është e përkushtuar për ta thelluar aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Nga një vend që në vitin 1999 mori mbështetjen e tyre për liri e paqe, në një eksportuese të paqes dhe stabilitetit sot. Ky transformim nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e vazhdueshme të Senatit Amerikan. Kënaqësi e veçantë të takoja delegacionin e senatorëve amerikan gjatë qëndrimit në Mynih. Sot, Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar edhe më tej këtë aleancë, duke ndërtuar mbi sukseset e përbashkëta dhe duke ecur përpara drejt sukseseve të reja” ka shkruar kryetarja, Vjosa Osmani.
