Kryetarja, Vjosa Osmani, priti takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier me të cilin kanë diskutuar për koordinimin e takimet dhe aktivitetet gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku zonja, Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës. Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend me fokus të veçantë në çështjet e sigurisë, si dhe tema të tjera të interesit nacional. Në njoftimin e Presidencës, thuhet se Vjosa Osmani njoftoi ambasadorin amerikan edhe “lidhur me nisjen e fazës së konsultimeve me krerët e partive politike sa i përket zgjedhjeve të rregullta”.
