Vjosa Osmani: Kosova është e gatshme të bëjë edhe më shumë për komunitetin serb, për të mos lejuar që atë ta shkatërrojë Serbia(!)

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka relativizuar mospajtimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Qeverisë- Kurti

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka reaguar për mospajtimet mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Qeverisë së Kosovës, por shton  se ato mund të jenë për disa qasje, por kurrë për qëllimin final. Ajo thotë se koordinimi me aleatët është kyç, dhe moskoordinimi, mund të ketë një sukses momental, por pastaj është më i brishtë si sukses. Tani mund të dëgjojmë deklarata mospajtimi midis zyrtarëve amerikanë  dhe qeveritarëve Kosovës mbi disa prej qasjeve, por asnjëherë përsa i përket qëllimit përfundimtar dhe vlerave fundamentale që i kemi të përbashkëta. Por ndonjëherë qasja drejt ruajtjes e mbajtjes së një Kosove demokratike, të fortë e të drejtë, mund të dallojnë. Mund të ketë diferenca në këtë drejtim, por asnjëherë nuk ka pasur e as sot nuk ka mbi atë se çfarë Kosove duam, cilat janë vlerat, tha zonja  Osmani gjatë pjesëmarrjes si folëse në forumin global të sigurisë, “GLOBSEC 2024” në Pragë të Çekisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …