Kryetarja, Vjosa Osmani me ftesë të kryetarit amerikan, Biden, përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s. Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, presidentja Vjosa Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës. “Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar, Vjosa Osmani. Iniciativa Compact Ukraine, si aktivitet përmbyllës i Samitit është pjesë e përkushtimit të NATO-s dhe partnerëve të saj për sigurinë afatgjate të Ukrainës. Kjo iniciativë e Aleancës krijon një arkitekturë gjithëpërfshirëse të sigurisë për t`i forcuar kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës”, thuhet në komunikatë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …