Kryetarja Vjosa Osmani, në ceremoninë përkujtimore e 25-vjetorit të masakrës së Mejës në Gjakovë, ka thënë se Meja është Srebrenica e Kosovës. Meja është testament i dhimbjes së vazhdueshme në çdo shtëpi të Kosovës. Lëndina e pikëllimit është vendi i së vërtetës sonë, rrëfimi i trishtë për 376 fate njerëzore, është Srebrenica e Kosovës. Ky vend është thirrja jonë më e fuqishme për drejtësi, është personifikim i rrugës së vështirë dhe sakrificës nëpër të cilën kemi kaluar si popull. Ajo e ka cilësuar Mejën si njollë të barbarizmit dhe shovinizmit të regjimit të Millosheviqit. Masakra e Mejës duhet të vazhdojë të jetë njolla më e përgjakshme në ndërgjegjen e urdhërdhënësve dhe kryerësve të kësaj masakre të tmerrshme, që ka dëshmuar qëllimin e atij regjimi për shfarosje të popullit shqiptar”, ka deklaruar Vjosa Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …