Kryetarja Vjosa Osmani, nuk e dekretoi kryeprokurorin e ri, Blerim Isufaj, ajo kërkon ta ketë prokurorin e vet, të dëgjueshëm

Kryetarja Vjosa Osmani, nuk e ka dekretuar kryeprokurorin e ri,  Blerim Isufaj. Ajo ka thënë me këtë rast se sot e kam njoftuar zyrtarisht Këshillin Prokurorial të Kosovës në lidhje me vlerësimin e procedurave të ndjekura,  në procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit. Siç jeni në dijeni pas një periudhe të gjatë të kontestimit të këtij procesi në gjykatat e Kosovës, para pak ditësh edhe Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin lidhur me këtë rast. Duke e konsideruar procesin e kontestimit si të pas afatit. Është me rëndësi që të sqarohet qysh në fillim se asnjë gjykatë nuk i ka trajtuar ankesat nga aspekti përmbajtësor. Zonja kryetare, tha se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar i parregullt, diskriminues, i orkestruar, i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga shumë prej partnerëve ndërkombëtarë. Zonja Vjosa, duke folur për ato që ajo i cilëson si kërcënime  ka  deklaruar me këtë rast se kushdo që dëshiron betejë politike me mua, betejë politike do të ketë edhe nga unë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Një akt kriminal me elemente terroriste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës së tij kishte deklaruar se qeveria e tij …