Kryetarja Vjosa Osmani as këtë vit nuk e ka falur asnjë të burgosur ndonëse ka pasur shumë kërkesa të parashtruara për falje. “Numri i kërkesave të parashtruara për falje nga ana e personave të dënuar, prej vitit 2021 deri më sot, është 469. Shërbimi Korrektues i Kosovës, nga viti 2021 deri më sot, nuk ka pranuar Dekret nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës për falje të personave të dënuar”, thuhet në përgjigjen e Shërbimi Korrektues i Kosovës. Avokati, Ardian Bajraktari ka thënë mos falja e asnjë të burgosuri për kaq vite, është dekurajim për këtë kategori. “Natyrisht që falja si një kompetencë ekskluzive e institucionit të presidentes ndikon në masë të konsiderueshme në sjelljen e mirë të burgosurve dhe natyrisht nënkupton edhe risocializim dhe riedukim të tyre. Është një inkurajim që gjatë mbajtjes së dënimit të burgosurit të kenë sjellje të mirë” ka thënë mes tjerash, avokati, Ardian Bajraktari.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …