Kryetarja Vjosa Osmani nuk ka pranuar që ndërhyrjen kirurgjike për heqjen e kilogramëve ta kryente në QKUK, por kishte shkuar në, Turqi. Intervenimin kirurgjik e mbajti fshehtë edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pavarësisht se Kushtetuta e obligon kryetarin e shtetit që gjatë asaj kohe, përgjegjësitë presidenciale t’ia kalojë kryetarit të Kuvendit. Zonja Osmani nuk është e vetmja e cila zgjodhi që të kryente jashtë vendit trajtimin shëndetësor që ofrohet edhe në QKUK. Njësoj kanë vepruar edhe Isa Mustafa, Xhavit Haliti, Bujar Bukoshi, të cilët, përveç të tjerash, morën edhe mijëra euro financim nga buxheti i shtetit për t’u shëruar jashtë shtetit. Veprimet e tilla të krerëve të lartë të Shtetit për kryetarin e Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra, janë diskriminuese përballë qytetarëve të vendit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …