Kryetarja, Vjosa Osmani, përfaqëson Kosovën në samitin e pestë të komunitetit politik evropian, në Budapest

Kryetarja, Vjosa Osmani, përfaqëson Kosovën në samitin e pestë të komunitetit politik evropian, në Budapest

Kryetarja, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Hungari ku do ta përfaqësojë  Kosovën në samitin e pestë të komunitetit politik evropian, ku marrin pjesë liderë nga 47 shtete nga i gjithë kontinenti. Në këtë samit do të diskutohen sfidat e sigurisë në Evropë të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, përshkallëzimi i krizës në Lindjen e Mesme, sfidat e migracionit dhe ato ekonomike. Zonja, Vjosa Osmani do të merr pjesë në dy sesionet plenare si dhe do të mbajë dy fjalime, njërin në seancë plenare dhe tjetrin në tryezën punuese për sigurinë ekonomike. Ajo po ashtu do të zhvillojë takime bilaterale me liderë të tjerë evropianë, si dhe do të takohet me mërgatën shqiptare në Hungari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …