Vjosa Osmani

Kryetarja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Kryetarja Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku po merr pjesë në samitin e NATO-s. Ajo po pritet nga autoritet e larta të Shteve të Bashkuara të Amerikës por edhe të shteteve tjera që po marrin pjesë në këtë takim të nivelit më të lartë. Kryetarja Vjosa Osmani ka njoftuar se është pritur në takim nga Nancy Pelosi, ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington, me kryeministren e Estonisë dhe shefen e ardhshme të politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, kryediplomaten gjermane, Annalena Baerbock, sekretarin e ri të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy dhe me personalitete të tjera. Ajo ka njoftuar se gjatë këtyre takimeve, ka folur për marrëdhëniet e mira të Kosovës me këto shtete dhe për avancimin e tyre dhe rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …