Kryetarja, Vjosa Osmani, ringjall nismën e Hashim Thaçit, lidhur me Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë

Kryetarja, Vjosa Osmani, ka ndërmarrë hapa konkretë për të ripërtërirë një iniciativë të rëndësishme të ish-kryetarit, Hashim Thaçi, që aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë. Bëhet fjalë për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin, një nismë kjo që kishte ngjallur debate të shumta në Kosovë që nga fillimi i saj në vitin 2017. Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, ka deklaruar se ky akt do të ndërlidhet me mandatin e trasuar në Strategjinë e Drejtësisë Transicionale, duke synuar adresimin e trashëgimisë së së kaluarës dhe ndihmën e procesit të pajtimit mes komuniteteve në Kosovë. Nisma e Thaçit, që dikur hasi në vështirësi për t’u realizuar, përfshinte përgatitjen e draft-dokumenteve për themelimin dhe funksionimin e komisionit nga një ekip përgatitor. Sipas Ardian Arifajt, ish-këshilltar i Thaçit, ky ekip kishte përgatitur draft-statusin, draft-buxhetin dhe projektin për komisionin.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …