Kryetarja, Vjosa Osmani, selekton përkujtimet për dëshmorët

Kryetarja, Vjosa Osmani, selekton përkujtimet për dëshmorët. Sot ajo ka përkujtuar, heroin e Kosovës Agim Ramadanin, ditë më parë ka dekoruar  katër luftëtarë të Kosharës dhe përgjithësisht përkujton luftëtarët e lirë, për të cilët pretendon që kanë qenë të FARK-ut, edhe pse ata ishin luftëtarë dhe eprorë vetëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse gjatë luftës së viteve 1998-1999 nuk pa pasur uniformë tjetër në zonat e luftës në Kosovë.

Përkujtimi selektiv nuk i bën nder askujt e aq më pak një kryetareje që do të duhej të ishte shembull i unitetit. Ajo asnjëherë deri tani nuk i ka përkujtuar: Ismet Jasharin, Mujë Krasniqin, Zahir Pajazitin, Agim Bajramin,  Selman Lajçin, Luan Haradinajn, e shumë të tjerë, po aq të njohur e po aq heronj sa Agim Ramadani e Sali Çeku.

Kryetarja duhet të mësohet me krejt emrat e luftëtarëve të lirisë dhe të mos i vie  zor t ua përmend emrat, ashtu sikur nuk ia lejon “namuzi” politik t i përmend emrat e tetë çlirimtarëve të ndodhen në burgun e Hagës, tetë ndër mijëra liri-bërës  Kosovës të cilët i sollën lirinë vendit,  ku ajo përmes një pazari politik, është emëruar në krye të Presidencës.

Nëse Zonja Osmani e  vazhdon këtë praktikë, me anime e selektime, atëherë ajo nuk do të quhet kryetare e Kosovës, por përfaqësuese politike, zyrtare e Presidencës.

Edhe Isa Mustafa e Fatmir Sejediu kanë bërë selektime, por jo sa këto të Vjosa Osmanit.

Selektimi tregon më së miri se cila është kjo, kryetarja e Kosovës dhe a e përfaqëson krejt Kosovën apo vetëm partinë e saj ende pa emër,  Vetëvendosjen e Albin Kurtit dhe Listën Serbe. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …