Drejtori i Institutit të Kosovës për Demokraci, Ismet Kryeziu ka vlerësuar se kryeministri, Albin Kurti, për hir të pushtetit, ka sakrifikuar qëndrimet e tij politike rreth dialogut me Serbinë. Gjatë intervistës për Nacionalen, drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu ka shtuar më tutje shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, pranimin e planit të Bashkimin Evropian e ka bërë për të qëndruar ende në pushtet. Ndërsa duke folur për takimin e fundit, mikpritës i të cilit ishte ambasada amerikane, ai ka thënë se ishte një takim i karakterit jo formal, i lirë, pa ndonjë temë ose format diskutimi për ndonjë temë. Një takim dhe mikpritje në shenjë falënderimi për pjesëmarrjen në takimin paraprak.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …