Kryeziu Ramaj takon përfaqësuesit e barnatoreve të Malishevës

Drejtoresha e Inspektoratit të Komunës së Malishevës, Besartë Kryeziu- Ramaj,  bashkë me ekipin e inspektorëve kanë takuar përfaqësuesit e barnatoreve që veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në qytetin e Malishevës. Në këtë takim, pas një debati të gjatë, mes inspektoratit dhe përfaqësuesve të barnatoreve, që në tre mujorin e dytë  do të vazhdojnë të kujdestarojnë sipas orarit të përcaktuar nga Drejtoria e Inspektoratit, mbështetur në rregulloren komunale, që është në fuqi. Në fund u kërkua që orari i kujdestarisë të respektohet plotësisht, në të kundërtën, inspektorët, do të sanksionojnë me gjoba barnatoret të cilat nuk respektojnë kriteret dhe orarin e  kujdestarisë.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …