Në KS të OKB-së nuk është miratuar rezoluta e Amerikës dhe e Shqipërisë që dënon Rusinë për agresionin në Ukrainë

KS i OKB-së, ka votuar për dërgimin e çështjes së Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s për një seancë të posaçme urgjente

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ka votuar për dërgimin e çështjes së Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s për një seancë të posaçme urgjente për shkak të bllokimit të anëtarëve të përhershëm në këshill. Rusia vuri veton ndaj një rezolute të SHBA-së për të dënuar Moskën për pushtimin e Ukrainës. “Ne i kërkojmë Rusisë të zbusë retorikën e saj”, tha ambasadorja e SHBA-së, Linda Thomas Greenfield, në lidhje me një njoftim për vendosjen e forcave në gatishmëri bërthamore. Votimi ishte procedural, duke mos kërkuar nga një tjetër veto. Rezultatet ishin të ngjashme me votën e javës së kaluar, e cila bllokoi miratimin e një rezolute për shkak të vetos së Rusisë. Franca ka paraqitur gjithashtu një rezolutë në lidhje me çështjet humanitare për shqyrtim në këshill. Ky është sesioni i parë special i urgjencës së OKB-së, i Asamblesë së Përgjithshme që nga viti 1982 kur u mblodh një seancë special emergjente  e OKB-së për të trajtuar situatën në zonën e territoreve arabe të pushtuara.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …