leoni

KSHZ: Pozita dhe opozita të merren vesh për zgjedhje

Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës
ka reaguar ndaj gjendjes politike në vend. Në komunikatën e lëshuar për medie
thuhet se metodat e Qeverisë ndaj partive opozitare, nuk mundësojnë zhvillimin
e demokracisë. Për Kuvendin e Shqiptarëve të Zvicrës është i pakuptimtë zhvillimi
i bisedimeve të pafundme me një vend fqinj,
që ndër shekuj ka dëshmuar një qëndrim armiqësor kundër
popullit shqiptarë, ndërsa në të njëjtën kohë të refuzohet çfarëdo dialogu me
partitë vendore të cilat aktualisht ndodhen jashtë pushtetit. “Edhe pse
përgjegjësia origjinale e shqetësimit i takon qeverisë, përdorimi i dhunës në
Parlament nuk i bënë nderë Kosovës dhe nuk e prezanton atë para botës.
Gjithashtu, përdorimi i dhunës nga pushteti gjatë një manifestimi paqësor,
arrestimi nga shumë javë dhe gjatë manifestimit të anëtarëve dhe figurave
kryesore opozitare nuk janë të pranueshme”, thuhet në komunikatë. Duke kërkuar
lirimin e menjëhershëm të deputetëve opozitarë, Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës
ka kërkuar të fillojnë pa afat biseda ndërmjet pushtetit dhe opozitës për
mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 3 muajsh.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …