leoni

Ku qëndron esenca e planit të Ahtisarit lidhur me të ardhmen e Kosovës?

  Pakoja e Ahtisarit e njeh Kosovën si entitet, ende të padefinuar mirë, me të ardhme në integrimin evropian, si një lloj “kantoni” pa formë dhe pa përmbajtje të qartë të Evropës, por nuk e përfill asnjë segment të kombit, historisë, as të kulturës sonë kombëtare. Në anën tjetër, po kjo pako, e pranuar unanimisht nga institucionet e Kosovës, e njeh identitetin kombëtar të serbëve, historinë, traditën, kishat e manastiret dhe tërë trashëgiminë e saj kolonialiste e hegjemoniste. Madje shkon aq larg në këtë drejtim, sa njeh edhe pronat kishtare të Serbisë barbare të Mesjetës, të cilat i kishte zhvlerësuar regjimi i Titos, madje edhe regjimi i Milosheviqit. Pakoja e Ahtisarit lejon krijimin jo vetëm të rreth 15 komunave krejtësisht autonome serbe në Kosovë, por parasheh edhe krijimin e më shumë se 50 enklavave kishtare, në të cilat shqiptarëve iu ndalohet madje edhe hyrja në to, qoftë edhe për kureshtje.

Serbët, nuk e kanë pranuar pakon, për shkak se ata kërkojnë që Kosova të mbetet edhe më tej koloni e Serbisë, kërkojnë që shqiptarët të dëbohen në Shqipëri, sikur edhe kanë provuar dhe i kanë dëbuar dhjetëra herë gjatë historisë, duke kryer krime e gjenocid të pandërprerë. Rasti i fundit ka ndodhur në pranverë të vitit 1999, kur nga Kosova janë dëbuar dhunshëm rreth 800 mijë shqiptarë. Politika zyrtare e Beogradit e mbështetur fuqishëm nga Kremlini, i cili po forcohet ekonomikisht, kërkon ta rikthejë dominimin e dikurshëm në Ballkan. Pikërisht për këtë, pakoja e Ahtisarit ia ka lënë Serbisë dyert e hapura për në Kosovë. Serbët nuk kanë nevojë për pasaporta kur hyjnë në vendin tonë, sepse pakoja e konsideron Kosovën si pjesë të Serbisë, ndërsa shqiptarët e Kosovës nuk mund të shkojnë në Shqipëri dhe në asnjë shtet tjetër, pa pasaportë. Zyrtarët më të lartë të Serbisë vizitojnë Kosovën pa marrë kurrfarë leje nga “Qeveria shtetit sovran”, madje organizojnë edhe fushata zgjedhore dhe vazhdojnë zbatimin e pushtetit paralel kudo në enklavat serbe, të cilat tashmë kanë një traditë gati dhjetëvjeçare të qeverisjes nga Beogradi.

Shqiptarët e Kosovës, sipas pakos së Ahtisarit nuk mund të kenë ushtri dhe as parashihet të ruhet territori i vendit me ndonjë ushtri, pas largimit të KFOR-it. Xhandarmëria e ardhme e Kosovës, e cila do të quhet Forcë e Sigurisë, një kontingjent me 2000 pjesëtarë, mund të kenë vetëm armë automatike dhe mitraloz të kalibrit deri në 12.7 mm. Në pakon e Ahtisarit flitet për serbët dhe pakicat tjera kombëtare, po jo për shqiptarët, të cilët nga aspekti kombëtar trajtohen si “kosovarë”. Realisht në këtë segment, Marti Ahtisari ka goditur në shenjë, duke u mbështetur në disponimin e klasës pacifiste të Kosovës, e cila qysh moti është angazhuar dhe po bën përpjekje për krijimin e identitetit “kosovar”, me qëllim që të shuhet aspirata e natyrshme dhe e ligjshme e shqiptarëve për bashkim kombëtar.
Në këtë kontest, të gjitha festat tona kombëtare po trajtohen si festa fakultative dhe jo shtetërore, sepse shteti i Kosovës nuk është shtet i entitetit shqiptar, por i entitetit të ardhshëm “kosovar”pa identitet kombëtar shqiptar.
Pakoja e Ahtisarit nuk ka pranuar asnjë vlerë të luftës sonë për çlirim.
Ky projekt , në emër të “pacifikimit” të rrethanave në Kosovë, parasheh shuarjen e aspiratave të shqiptarëve për liri dhe bashkim, parasheh rikthimin e dominimit serb në disa pjesë të Kosovës, parasheh që në Kosovë të bëhet një eksperiment i llojit të vet, një eksperiment i klonimit politik dhe hibridizimit kombëtar.(!)

Eksperimentet e tilla janë paraparë të bëhen mbi kurriz të shqiptarëve në mënyrë që Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Sllavomaqedonia, të realizojnë përjetësisht aspiratat e tyre ekspansioniste mbi kurriz të trojeve shqiptare, të okupuara dhunshëm, qysh në vitin 1912-1913, me ndihmën e Rusisë dhe me bekimin e Evropës. 
Vetë fakti se në rreth 40 mijë km katrorë jetojnë mbi 7 milionë shqiptarë, na bën të kuptojmë se sa është ngushtuar gjeografia shqiptare në trojet e Ballkanit, e cila dikur kishte rreth 130 mijë km. katrorë.
Pakoja e Ahtisarit, nëse arrin të realizohet në tërësi , ashtu sikur janë përbetuar aminxhinjtë e saj, dëmton përfundimisht interesin kombëtar të shqiptarëve në Ballkan dhe nxit një lëvizje të re çlirimtare, të përbërë prej shtresave idealiste, por edhe prej klaneve dhe grupeve profitere, të cilat do të gjejnë shesh për të ushtruar ndikimin e tyre, ashtu sikur gjeten shesh dhe vepruan edhe gjatë tri luftërave tona çlirimtare. 

A mund të realizohet “Ahtisaria”?

Janë të njohura projektet barbare të Garashaninit, të Pashiqit, Çubriloviqit, Andriqit dhe të sa e sa projektuesve të tjerë për zhdukjen dhe shpërbërjen e kombit shqiptar. Realisht, të gjitha këto projekte kanë dhënë rezultate, në kohë dhe në rrethana të caktuara, meqë populli shqiptar është ndëshkuar kolektivisht nga Evropa e krishterë për shkak të pranimit në shumicë të Islamit. Kompaktësia e dikurshme etnike, historike e gjeografike shqiptare tashmë është ndarë në pesë shtete të Ballkanit. 

Ky demonizim, që iu është bërë dhe vazhdon të iu bëhet shqiptarëve, është i ngjashëm me satanizimin që iu është bërë hebrenjve në të kaluarën, si dhe myslimanëve të Bosnjës në vitin 1995, kur serbët vranë e masakruan rreth 200 mijë myslimanë, kryesisht gra e fëmijë, dëbuan nga trojet e tyre më shumë se 1 milionë dhe copëtuan në tri pjesë territorin e këtij shteti.

“Ahtisaria” është një projekt po aq i dëmshëm sa edhe projektet e tjera antishqiptare. Është një projekt shumë i rafinuar, i studiuar me shumë kujdes, i motivuar politikisht dhe i joshur ekonomikisht. Ky plan parasheh “pacifikimin” e shqiptarëve të Kosovës, ku konsiderohet se ende ka vatra nacionaliste, parasheh ndërrimin e qetë të identitetit kombëtar të shqiptarëve, jo me dhunë e barbari fizike, por me metoda të një “barbarie”politike e psikologjike, të cilën mjerisht po e pranon klasa jonë politike pacifiste.

Ideja për “kosovarizimin” e shqiptarëve, mjerisht ka rrjedhë dhe është fuqizuar prej disa shqiptarëve, të cilët, në të kaluarën kishin pranuar pa rezervë politikën e dikurshme të bashkim vëllazërimit dhe përbashkësisë së shqiptarëve me kombet sllave. Sot, kjo ide është moderuar me joshjen e shqiptarëve për integrim në Evropën globaliste. 
Një ide e tillë për ndërrim të identitetit ishte aplikuar edhe nga ish- Jugosllavia totalitare, e cila në prag të shthurjes kishte shpikur përcaktimin kombëtar “jugosllav”. 
“Ahtisaria” me siguri se do të ketë sukses, nëse ne pajtohemi më këtë projekt dhe nëse pranojmë konvertimin, të cilin po na ofron pakoja dhe Evropa. Duke hetuar këtë zezonë, Kadare dhe disa intelektualë të tjerë shqiptarë, disa vjet më parë patën bërë thirrje për rikthim në fenë të parëve. Ideja e tillë antihistorike, në dukje sikur u hodh poshtë si anakronike, por pak më vonë doli në sipërfaqe “Ahtisaria”. 
Çdo zgjidhje tjetër, jashtë këtij projekti, apo çdo kundërshtim i këtij projekti do të ketë pasoja, meqë baballarët e politikave globaliste nuk falin, nuk vrasin me plumb, por ta pinë gjakun me pambuk. Ata nuk ushtrojnë spastrim etnik, apo fizik të territoreve, por bëjnë spastrimin e trurit, dhe këtë e arrijnë përmes një klase politike të klonuar, të stërvitur dhe të përgatitur mirë për ta kryer këtë “mision” në esencë antishqiptar dhe antihuman. 



Nuk lejohet që margaritarët të derdhen para turinjve të derrave, sepse këta, i përlajnë me turi, pa e ditur vlerën e tyre

Në përpjekje për të diskredituar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përpjekje edhe të disa ish-komandantëve të UÇK-së për ta zbehur Shtabin e Përgjithshëm, apo një pjesë të këtij shtabi, mbase edhe nga presioni i Tribunalit të Hagës, për shkak të shpalljes së mundshme të përgjegjësisë në hierarkinë komanduese të UÇK-së, disa shkarravitës hipokritë dhe me prirje përçarëse si dhe disa komandantë, të cilët Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së e kanë njohur atëherë kur janë postuar vetë në kreun e tij, po pretendojnë të dezinformojnë opinionin e vendit tonë dhe më gjerë, për qëllime të vetëkuptueshme, por aspak të dobishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj.
Në intervistën me zëvendëskomandantin e TMK-së, Sylejman Selimi, që po vazhdon të shpaloset në gazetën më të palexueshme dhe më inferiore në Kosovë, e cila titullohet “Kosova sot”, po bëhet përpjekje për të njollosur jo vetëm Shtabin e Përgjithshëm, por edhe dy institucionet më të rëndësishme të luftës, sikurse janë Radio“Kosova e Lirë” dhe Agjencia “Kosovapress”.
Deklarimeve të zëvendëskomandantit të TMK-së, Sylejman Selimi, se Radion “Kosova e lirë” e ka kontrolluar Shtabi i Përgjithshëm, do t`i shtojmë edhe një element tjetër, të cilin si duket nuk e di ky gjeneral. Radion Kosova e Lirë dhe agjencinë Kosovapress, i ka themeluar Shtabi i Përgjithshëm dhe kanë qenë institucione informative të Shtabit, në shërbim të popullatës së Kosovës, në shërbim të ngritjes së moralit të luftëtarëve të lirisë, dhe në propagandimin e luftës së drejtë çlirimtare, në kohën kur këta gazetarucët e sotëm intervistues, kanë ikur dhe kanë fshehur kokat e tyre diku në Tiranë e Bon, Stankovec, në Beograd, apo në birucat e tjera, duke u vetëshpallur të vdekur dhe pastaj duke u ngritur lugat. Ata kanë qenë dhe kanë mbetur në ballin e luftës së përçarjes brenda kombëtare, sepse si të tillë dhe për vepra të tilla përçarëse paguhen nga Beogradi, nga Athina dhe nga qarqe të tjera antishqiptare.
Drejtoria e Radios Kosova e Lirë as e ka mohuar as e mohon tani se kjo radio ka qenë e themeluar nga Shtabi i Përgjithshëm, meqë ishte pjesë e luftës e po atij Shtabi. Stafi i Radios dhe i Agjencisë Kosovapress, kanë qenë pjesë e Drejtorisë për Informim Publik, edhe pse Shtabi nuk ka mundur të bëjë më shumë gjatë kohës së luftës për shkaqe të kuptueshme, që kanë mbizotëruar asokohe.
Se a kanë bërë mirë, që nuk e kanë njohur Shtabin e Përgjithshëm disa komandantë apo jo, kjo le të mbetet në ndërgjegjen dhe përgjegjësinë e tyre personale. Sepse ata e dinë mirëfilli se Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi nuk e kanë njohur as luftën çlirimtare se lërë më Shtabin e saj. Ata e kanë njohur qeverinë e improvizuar në mërgim, e cila nga Tirana mundohej të zhvillonte luftë në Kosovë, ashtu sikurse njeriu që dëshiron të mësojë të notojë, por pa hyrë në ujë dhe pa u lagur fare.
Duke qenë të zënë me luftën dhe informimin e drejtë nga terreni, nuk kemi pasur kohë, as ndonjë interesim të veçantë për të zbuluar sesa të holla i ka dërguar Bujar Bukoshi, disa komandantëve, jo për të luftuar, por për ta njohur dhe për ta pranuar ministrinë e tij të Mbrojtjes, e cila luftonte me dokrra e pallavra nga Tirana, por pa hyrë në front. Dhe kur një segment i saj hyri në front, sapo ra breshëria e parë e armës jugosllave mbi kokat e tyre, atyre iu lag baroti, dhe së bashku me Tahir Zemën dhe zemët e tjerë, i dorëzuan armët, rimorën rrugën drejt mërgimit, për t’i themeluar brigadat po me këtë emër, ndërsa popullatën civile e lanë në mëshirën e barbarëve dhe masakruesve serbë.
Intervista e z. Selimi është konfuze, e paqartë ashtu sikurse janë imponuese dhe të papërgjegjshme pyetjet dhe ndërhyrjet e intervistuesit, i cili mes tjerash konstaton se Adem Jashari është vrarë. Ky farë gazetari cinik dhe pa kurrë farë kredoje kombëtare, nuk e di se çdo të thotë të biesh në fushën e nderit, duke luftuar kundër barbarisë, ashtu sikurse ka rënë Legjendari Adem Jashari, apo të vritesh me ndonjë plumb çorr, sepse për këtë mendje e sy çorr intervistues, të biesh për atdhe është njësoj sikur të humbësh jetën në një aksident komunikacioni.
Radio-Kosova e Lirë, me këtë rast i bën me dije dëgjuesit, sidomos ata që nuk e dinë sa duhet historikun e kësaj radioje, se gjatë kohës së luftës, kur nëpër disa zona mund të jenë shpërndarë milionat e markave të Bukoshit, ne kemi ngrënë bukën e zezë të urovit, e shpeshherë kemi qenë fare pa të, ashtu sikurse edhe shumë luftëtarë të tjerë të lirisë. Ne kemi qenë gjithnjë në ballë të frontit, edhe kur këta, dhe disa komandantë të tillë, lëviznin nga zona në zonë, së bashku me familjet e tyre, dhe kur iu ngushtohej rrethi, ia “lagnin” për në Tiranë, mbase për çështje “shumë madhore”.
Përpjekjet për ta denigruar radion “Kosova e Lirë”, apo për ta paraqitur atë si të manipuluar, sikur thotë skizofreni Shkëlzen Gashi, dhe sikur ia mbanë ison gjeneral Selimi, nuk i marrim të njëjta me përpjekjet e aeroplanëve serbë për të na shfarosur, sikur ndodhi sidomos prej 27 marsit të vitit 1999 e deri në mbarim të luftës, sepse këto përpjekje vijnë në rastin e parë nga një gjeneral i painformuar dhe nga një gazetar i nëntokës dhe i fundërrinës së gazetarisë. Mirëpo papërgjegjësitë si këto, me të cilat pretendohet të zhvlerësohet ky medium, janë përpjekje të mjera e të panjerëzishme, sepse kjo radio ka historikun e vet, më të pastër e më meritor se çdo medium tjetër në historinë e informimit tonë kombëtar. Është i vetmi medium i luftës, për të cilin është derdhur gjaku i dëshmorëve. Janë ndër të vetmit gazetarë dhe reporterë të Radios dhe të Agjencisë, ata të cilët kanë rënë dëshmorë, në ballë të detyrës së gazetarit apo reporterit të luftës, në kohën kur ky farë Shkëlzen intervistuesi dhe të tillët, që shkëlqejnë me turpet e poshtërsitë e tyre, ishin katandisur kush nga ku kishte mundur.
Nuk i bën nder luftës së UÇK-së qoftë edhe një nga ish-komandantët e saj, i cili me apo pa qëllim të caktuar, për shkaqe që mbase nuk i di vetë, bëhet pre e makinacioneve dhe shantazheve të ulëta, të një intervistuesi arrogant, i cili punon për qarqet më të errëta antishqiptare. Nuk preferohet që margaritarët të derdhen para turinjve të derrave, sepse këta, derrat, i përlajnë me turi, pa e ditur vlerën e tyre. Dhe nuk bën mirë gjeneral Sylejman Selimi, i cili këto vlera i derdh dhe i shpalos para derrave. A.Q.
  Ahmet Qeriqi: Thesaret, apo thesi me djaj?   Intervista e kryet të ish-SHIK-ut, Kadri Veseli dhënë gazetarit Baton Haxhiu, gjithsesi se ka qenë një ngjarje mediale, që ka zgjuar interesim për opinionin. Por, kjo intervistë u realizua pas inskenimit dhenxjerrjes në sipërfaqe të rastit, “Bllaca”, rast ky i instruktuar dhe i përgatitur shumë kohë më parë, në Serbi dhe në qarqe të tjera të spiunazhit të tandemit:UNMIK-EULEX, si fushatë e projektuar dhe e ndërmarrë me qëllim për të shpërthyer në opinion, pikërisht në momentin kur do ta dëmtonte më së shumti Kosovën, të cilën edhe e ka dëmtuar rëndë, meqë ishte caktuar dita, që bomba mediale e aranzhuar nga disa mediume, të shpërthente, një ditë para se të fillonte procesi në GJND lidhur me legjitimitetinshpalljes së pavarësisë së Kosovës.>>>   Muapersonalisht më ka bërë përshtypje të keqe fakti se, Kadri Veseli nuk ka zgjedhurnjë medium tjetër për të dalë publikisht me qëndrimet e tij. Nuk po e them se ka qenë dashur ta zgjedh Radion-Kosova e lirë, apo agjencinë Kosova pres, por ta kishte zgjedhur të paktënnjë medium tjetër dhe jo mediumin e Baton Haxhiut, një gazetar i përfolur për të keq, madje jo vetëm i përfolur. Dihet mirë se cili ka qenë qëndrimi zyrtar i z Haxhiu në vitet 90-të, ashtu sikur dihet mirëfilli, se ai ka aranzhuar takime për “bisedime” apo marrëveshje “paqësore” të individëve të caktuar të ish nomenklaturës politike, me vetë kreun e Shërbimit sekret serb, kriminelin dhe shqiptarë-vrasësinmasiv të shqiptarëve, Stanishiq. Po ashtu dihet, dhe ka fakte publike që dëshmojnë se Baton Haxhiu, asokohe gazetar i Veton Surroit, ka kërkuar nga Albin Kurti, që mbajtja e demonstratës së 1 tetorit të vitit 1997, të paraqitet paraprakisht në policinë e Serbisë, në Prishtinë, sipas rregullit dhe ligjit në fuqi. Dihet, po ashtu publikisht se cila kishte qenë përgjigja e Albin Kurtit, ideatorit dhe pjesëmarrësite asaj demonstrate të përgjakshme. Dhe, nuk janë vetëm këto damka të zeza, ia ka bërë vetvetes ky Batoni, i cili ka fyer, ka përbuzur dhe sot përbuz Lëvizjen studentore të vitit 1981.   A thua, njeriu i parë i SHIK-ut në Kosovë, nuk i di këto fakte, të cilat i di madje çdo qytetar i interesuar, i di mjaft mirë madje edhe zyrtari serb, Sllavisha Petkoviq, i cili ka bërë edhe një reagim publik lidhur me relacionet, që ka pasur në atë kohë Batoni me Stanishiqin.   Për publikun mbetet të mësohet, në mos ndoshta Batoni ka qenë qysh moti njeri i Kadri Veselit dhe i të tjerëve rreth tij. Edhe kjo mund të jetë e vërtetë, edhe pse nuk është thënë kurrë, as është pranuar decidivisht. Koincidenca në këtë rast na jep arsye të dyshojmë dhe fakti se mund të dyshohet në këtë segment nuk çon edhe aq peshë.   Nga mënyra si e kishte përgatitur për ta paraqitur veprimtarinë e tij Kadri Veseli,hetohen shumë gjëra, që janë lënë të nënkuptohen, apo që mund edhe të interpretohen nga kënde të ndryshme. Hetohen po ashtu mjaft kundërthënie, të cilat nuk përputhen gjithnjë me konstatimet. Tekefundit, në një bisedë të tillë, në raport: intervistues dhe i intervistuar, pa mundësi të kyçjes së publikut, gjithçka mund të kalkulohet, të përgatitet dhe të parapërgatitet, për të dalë intervista jo vetëm e kënaqshme, por edhe me efektin e dëshiruar paraprakisht, dhe për qëllime po ashtu të kalkuara nga kalkulatorët e politikës, jo vetëm ditore. Megjithatë, ata që kanë profesion gazetarinë, por edhe qytetarët që janë analistët më të mirë dhe më të paanshëm, shohin dhe gjykojnë, secili sipas kutit të vet. Atyre nuk iu dha mundësia për të bërë pyetje. Dalja publike e Kadri Veselit ishte projektuar, të dilte në atë mënyrë, dhe, këtu nuk ka asgjë të keqe. Ka kohë edhe për debate e intervista të tjera, meqë SHIK-u do të jetë i pranishëm në medie gjatë tërë këtij viti, kur policia e EULEX-it të fillojë arrestimet e paralajmëruara dhe kur do të ketë shumë përpjekje për t’i shtyrë shqiptarët t’ ia hanë kokën njëri tjetrit. Kjo do të ndodh, në mos ka ndodhur, sepse EULEX-i ka paralajmëruar se në fillim të pranverës do të fillojë fushata, në radhë të parë kundër ish luftëtarëve të lirisë, bashkëluftëtarëve edhe të Kadri Veselit, i cili ka qenë shumëfish i lidhur me luftën e UÇK-së. Atëherë do të hapet krejtësisht “Kutia e pandorës” dhe do të dalin në sipërfaqe, jo të vërtetat për UÇK-së, por gënjeshtrat, mashtrimet, trillimet, shantazhet, hipokrizitë, inskenimet, ndërsyerjet e grupeve dhe qarqeve të caktuara politike dhe para-politike, të gjithë të përgatitura nga dëshmitarët shqiptarë apo shqipfolës të EULEX-it, i cili ka ardhur në Kosovë, ta vendos ligjin, jo në qytetet e pushtuara të Kosovës, ku sundojnë strukturat paralele serbe, por me qëllim që duke bërë përpjekje për ta diskredituar UÇK-në, të arsyetohen veprimet antishqiptare të kreut politik të Serbisë ndaj Kosovës.   Lidhur me intervistën e Kadri Veselit kësaj radhe do të marrim në shqyrtim vetëm një segment që është përfolur dhe që ka ngjallur indinjatë te disa ish të përndjekur politikë, viktima të regjimit okupator serb. Ja, cili është konstatimi që ka ngjallur debate dhe shqetësime:   Baton Haxhiu: Menjëherë pas luftës kemi pasur dy vrasje publike – Selim Broshën dhe Ibush Kllokoqin. Ju po thoni se këta njerëz janë thesare. Si është e mundur që ju nuk keni pasur mundësi që ata njerëz t’i ruani?
Kadri Veseli:
Jemi duke folur për rrethana të tranzicionit të rëndë që e kemi kaluar. Fatmirësisht, duke iu falënderuar pjekurisë së këtij populli, kemi tejkaluar faza të rënda. Është e vërtetë. Ne e kemi pasur në trajtim edhe Selim Broshën. Kemi punuar edhe me Ibushin. Nuk janë vetëm këta dy që janë vrarë. Njerëzit e këtij kontingjenti të madh që kanë punuar me ne, kanë pasur gjithnjë shqetësim “frikohemi nga ata të ashtuquajturit patriotë, që e dimë ne se çfarë kanë bërë”. Këtë e kanë pasur frikën më të madhe.

Klan Kosova: Kjo është një sentencë interesante. Ju po më thoni se njerëzit që bëhen shumë patriotë pas luftës janë më të rrezikshëm.
Kadri Veseli:
Nuk e them atë. Por ka një rregull natyrore se ai që i jep zor më së shumti, e ka mizën pas veshi. Unë nuk dua ta përgjithësoj këtë. Por, realisht, shqetësimi i atyre njerëzve ka qenë, që njerëz, të cilët kanë pasur një implikim të caktuar dhe shoqëria që i njeh si patriotë, mund t’i rrezikojnë. Unë nuk e kuptoj pse është dashur të vriten. Ata që e kanë bërë këtë, kanë gabuar dhe do të gabojë kushdo që i ngacmon. Ata janë më kriminelë, pavarësisht se çfarë arsyeje kanë. Ne kemi informacione për njerëz që jetojnë në Kosovë, të cilët kanë bërë shumë sende të këqija….
    Tani kur kemi pyetjen dhe përgjigjen lidhur me këto dy vrasje, të dy ish UDB-ashëve, më të njohur për të keq në Kosovë, logjikisht shtrohet pyetja. Kush është Kadri Veseli apo cilido kuadër i lartë i UÇK-së, që ka besuar në fjalët e Selim Broshës, se “frikohemi nga ata të ashtuquajturit patriotë, që e dimë ne se çfarë kanë bërë”. Kjo do të thotë se deponimet e Salim Broshës dhe të Ibush Kllokoqit paskan qenë krejtësisht të besueshme, sepse ata paskan qenë xhevahirë, sepse çdo fjalë e tyre qenka marrë si e vërtetë e pamohueshme, madje edhe e pakontestueshme. Ata, që u kanë besuar seriozisht deklaratave të tilla subversive të Kllokoqit e Broshës, ose janë tepër mendjelehtë, ose bëjnë një politikë, për mua krejtësisht të pakuptueshme, sepse të besosh në deklaratat e një njeriu që u ka shkatërruar jetën qindra të rinjve shqiptarë, që ka rrahur mizorisht qindra prej tyre, që ka poshtëruar qindra të tjerë, në metodat me çmeritëse, duke i detyruar të nxjerrin organet gjenitale të tavolinë, për t’ua goditur me pendrek, duke i detyruar me revole në fyt, në skena perverse, që nuk do t i përshkruajmë me këtë rast,që kanë inskenuar dëshmitarë të rrejshëm dhe që kanë qenë të lirë të vrasin e të torturojnë gjithsecilinshqiptar që është gjetur prapa grilave, sepse ka menduar se Kosova duhet të bëhet republikë e barabartë, se Kosova duhet të gëzojë të drejtat e veta reale dhe ajo ato deklarative, kredibiliteti i deklaratave të tilla, të inspektorëve të UDB-së megjithatë nuk është vetëm një akt mendjelehtësie apo një zemërgjerësi e një kuadri të lartë të luftës.   Kue gjen atë forcë morale një kuadër i lartë i luftës të thotë se Brosha e Kllokoqi qenkan ekzekutuar, sepse paskan ditur shumëçka për viktimat e tyre, për të ashtuquajturit “patriotë”. Natyrisht këtë mund ta thotë njeriu, që kurrë nuk ka qenë i trajtuar mizorisht nga UDB-ja, dhe i cili si pa të keq, për një çast, nuk i beson viktimës, por xhelatit. Tekefundit edhe regjimi i UNMIK-ut dhe i EULEX-it po i trajton dhe po i arreston viktimat,jo xhelatët, jo ata që kanë vrarë dhe kanë masakruar dhjetëra mijëra shqiptarë, por ndonjë shqiptar, për të cilin supozohet se paska vrarë ndonjë serb gjatë luftës apo ndonjë bashkëpunëtor të Serbisë pas luftës. As edhe një inspektor i ish regjimit nuk është akuzuar për krime kundër bashkëkombësve, madje as është marrë kush në hetime për veprime të tilla gjithsesi kriminale. Serbët, gjatë luftës së fundit vranë, masakruan barbarisht rreth 20.000 shqiptarë në Kosovë, kryesisht gra, fëmijë, burra e pleq. I morën peng në Serbi mijëra të tjerë dhe për fatin e 1800 prej tyre ende nuk ka asnjë të dhënë. Ndërsadikush pas luftës paska vrarë tinëzisht disa dhjetëra bashkëpunëtorë dhe ndonjë serb. Të dyshuar për këto vrasje, nga organet e drejtësisë së UNMIK-ut dhe EULEX-itjanë ish luftëtarët e UÇK-së, derisa nuk dëshmohet ndryshe. Në ndarjen e tillë të drejtësisë, as kemi dyshuar as dyshojmë, sepse e kemi përjetuar mbi kurriz gjatë kohës kur broshët, kllokoqët dhe horrllëqet e regjimit antishqiptar serb kanë vrarë, kanë rrahur për vdekje, kanë dënuar dhe kanë ekzekutuar shumë shqiptarë liridashës. Kadri Veseli mbase nuk e di sesa qindra ish të përndjekur politikë, që janë martuar, pasi kanë dalë nga burgjet, nuk kanë fëmijë dhe nuk mund të kenë kurrë. Mbase nuk i bën përshtypje kjo, sepse të mos kesh fëmijë nga pasojat e torturave që ke përjetuar në organet e hetuesisë jugosllave të Mehmet Maliqit, Rrahman Morinës, Selim Broshës, Ibush Kllokoqit e qindra të tjerëve, nuk qenka ndonjë tragjedi? Sa qindra të tjerë kanë vdekur pa i mbushur të dyzetat e të pesëdhjetat, nga pasojat e torturave, sa qindra të tjerë kanë mbetur invalidë të përjetshëm, sa qindra prej tyre jetojnë edhe ndonjë muaj apo ndonjë vit, pas operacioneve në zemër, në veshkë e në mushkëri… As këto fakte nuk po mjaftuakan për të nxjerrë në sipërfaqe, shkaktarët e zellshëm të këtyre zezonave. Nuk është fjala këtu për disa ish të burgosur e të trajtuar djallëzisht nga regjimi, por është fjala për mijëra të tillë që kanë kaluar nëpër kaluarin e vuajtjeve qi i kanë shkaktuar broshët dhe soji i tyre i neveritshëm.   Këto janë fakte të pamohueshme dhe mund të vërtetohen, kurdo, sepse janë të gjallë dhjetëra mijëra shqiptarë në Kosovë, që i kanë përjetuar ato tortura mizore nga ai soj i njerëzve, që në mënyrën me besnikekanë kryer urdhrat e regjimit të Beogradit, kundër bashkëkombësve të tyre, për çka edhe janë graduar, për çka edhe shpallen të pafajshëm,(!) për çka edhe drejtojnë organet më të larta të shtetit të sotëm të Kosovës, të sistemuar në polici, në prokurori, gjyqësi e pse jo edhe në shërbime të tjera. Fjala publike ka shumë domethënie. Pranimi, qoftë edhe në mënyrë hipotetike i deponimeve, të një ish kuadri të lartë të UDB-së, si deponime të vërteta, vë në pikëpyetje të madhe morale kredibilitetin kombëtar të gjithsecilit, që beson se ata dy UDB-ashë të neveritshëm, qenkan vrarë sepse paskan ditur shumë të liga për viktimat e tyre, për viktimat që i kanë trajtuar barbarisht, jo sepse i kishin burgosur për vrasje e hajini, por sepse viktimat e tyre u organizuan dhedemonstruan publikisht para tërë botës, kundër shtypjes e shfrytëzimit nga okupatori jugosllav. Hakmarrja dhe gjakmarrja kryhet atje ku nuk funksionin ligji e drejtësia. E keqja qëndron vetëm në faktin se hakmarrje te tilla janë kryer tinës. Po të ishin kryer publikisht, sikur kanë vepruar dikur shqiptarët, punët do t’ i kishim shumë më mirë. Por ndër shqiptarë nuk ka më, Avni Rrustema, as Shote e Azem Galica, dhe pikërisht për këtë, regjimi serb na kërcen mbi shpinë, përmes EULEX-it.   Përpjekja për marrjen në mbrojtje të këtyre njerëzve nuk ka të bëjë me humanizëm, apo me falje, sepse një individ mund të falë në emrin e vet, por jo në emrin e viktimave, madje mund të falë për vetveten, nëse ka qenë i viktimizuar, e jo për dhjetëra mijëra viktima të një regjimi fashist e barbar sikur ka qenë regjimi serb në Kosovë deri në qershor të vitit 1999 Konstatime të tilla për vrasjen e dy të apostrofuarve janë dëgjuar gjithherë pas vrasjes së ndonjë spiunime damkë. Këto konstatime përsëriten edhe sot, krejtësisht për qëllime politike, për qëllime të ulëta, dhe të neveritshme nga aspekti i moralit kombëtar, por qëllime që mund t’i shërbejnë politikës ditore, por jo interesit të kombit. Po të kishte vepruar drejtësia dhe politika parimorepas luftës në Kosovë, ata bashkëpunëtorë të regjimit kriminal të Titos e të Milosheviqit,të cilët nuk kishin arritur të ikën nga Kosova, duhej të ishin arrestuar, të ishin nxjerrë para gjyqit, dhe të ishin dënuar për veprat e tyre në dëm të interesave të kombit. Po kjo nuk ndodhi. Ndër sy të kreut të luftës, i cili pas luftës po postohej në kreun e qeverisjes nën administrim të huaj, filluan të çarmatosen dhe të dënohen mijëra luftëtarë të lirisë, duke i selektuar paraprakisht, duke i injoruar dhe duke lënë të bredhin rrugëve të botës.   Dua të besoj se Kadri Veseli ka folur me sinqeritet dhe me qëllim, që me deklaratat e tij të vendos një vijë të fortë të ndarjes, mes institucionit që ka përfaqësuar dhe grupeve të ndryshme, që mund të kenë vepruar krye në veti, qoftë edhe për hakmarrje individuale, edhe pse asgjë nuk është provuar, dhe ende nuk dihen botërisht ata që kanë kryer vepra të tilla kundër ish inspektorëve dhe policëve të regjimeve okupatore. Ky qëndrim i prerë, për ta ruajtur institucionin është krejtësisht i përfillshëm, por konstatimi se broshët e djajtë si ai kanë qenë thesare, sepse dy, nga mijëra këta djaj u vranë, sepse dikush, diku e paska pasur mizën nën kapuç, se Broshi e Kllokoqiqenkan frikësuar nga patriotët e rrejshëm dhe jo nga ata patriotët e vërtetë, viktima të tyre që i paskan shtirë në dajak, kjo nuk shkon. Nuk mund të besohet në konstatime të tilla, sepse në Kosovë sivëllezërit e broshëve e të kllokoqëve, ende janë me shumicë dhe janë bërë pjesë e qeverisjes, sepse ata nuk e duan Kosovën e pavarur, por e duan nën Serbi, sepse kanë qenë dhe kanë mbetur shërbëtorë të përjetshëm të Serbisë, e cila mu për këtë shkak nuk heq dorë nga Kosova, meqë orekset e saj përjargen sa herë sheh dhe dëgjon se ish besnikët, që i ka krijuar dhe i ka ngritur vetë, janë postuar në nivelet më të larta të qeverisjes në Kosovë. Janë njerëz të Serbisë këta, dhe Serbia vetëm përmes të tillëve e ka mbajtur Kosovën 87 vjet nën robëri. Nuk besoj se Kadri Veseli frikësohet nga prokuroria e EULEX-it, sepse tashmë ai ka qartësuar gjithçka, që ka pasur për të qartësuar, të paktën për opinion. Sa u beson EULEX-i këtyre paraqitjeve, ky është një problem tjetër me shumë të panjohura. Kadri Veseli, për mes kësaj interviste ka krijuar një pozicion të favorshëm në opinion, që do t’ i shërbejë për t’ u ngritur në politikë, duke mbyllur me sukses shumë nga thashethemet që janë krijuar në adresë të tij. Mirëpo duhet ditur edhe diçka, dhe, nuk duhet harruar se prokurorët e EULEX-it, ashtu sikur lënesha, antishqiptare, fytyrmushka Karla del Ponte mbështeten kryekëput në dosjet e Ministrisë së Drejtësisë së Beogradit, të viteve 2000-2001. Dhe Kadri Veseli ashtu sikur edhe 157 shqiptarë të tjerë, në mesin e tyre edhe autori i këtij komenti, mund të arrestohen, meqë qëndron mbi kokat e tyre akuza e regjimit të Milosheviqit, e regjimit të cilit i kishin shërbyer qenërisht, broshet e kllokoqët dhe soji i tyre, që aq shumë thesare paskëshin deponuar për SHIK-un. Sepse në këtë segment nuk ka ndryshuar asgjë, pavarësisht mesazheve paqësore e humane, pavarësisht nga zemërgjerësia dhe falja individuale, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet për të falur amanetin, që nuk falet,dhe amanetin, që nuk mund ta falë askush në emër të tjerëve. Ai amanet është shkelur nga shumëkush dhe pasojat e asaj shkelje po i vuajmë të gjithë tok.

Kontrolloni gjithashtu

Richard Grenell

Richard Grenell, ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale

Emisari i kryetarit amerikan Donald  Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka …