Pavarësisht numrit të madh të pacientëve që për çdo ditë frekuentojnë, në Qendrën Klinike Universitare, dhe që janë shumë se 30 mijë vizitorë, sektori i shëndetësisë po përballet me problematikën e ikjes së mjekëve, por edhe të infermierëve nga vendi, në kërkim të punës së njëjtë nëpër vendet e Bashkimit Evropian. Kuadri specialistik mjekësor në Kosovë jo rrallë ka treguar interesim për punësim në vende të ndryshme të botës, ku pagesat janë shumë më të mira. Edhe infermierët, në shumë raste, kanë ndjekur rrugën e mjekëve specialistë. Vetëm nga Qendra Emergjente, gjatë vitit 2014, kanë ikur më shumë se 10 infermierë, gjë që ka bërë që kjo klinikë, si më e frekuentuara në tërë Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe qendër terciare referente për gjithë Kosovën, të mbetet me mungesë të kuadrit të mesëm.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …