Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Blerim Kuçi, dhe sekretari Ekzekutiv, Valon Tolaj, kanë pasur një takim me zyrtarë të policisë së Kosovës, me qëllim për t’i harmonizuar veprimet për mbarëvajtjen e protestës së nesërme në Prishtinë, njofton kumtesa nga AAK. Kumtesa, duke njoftuar për këtë takim thekson: ”Duke u nisur nga fakti se protesta është shumë e madhe, dhe nesër drejt Prishtinës do të nisën mijëra automjete, Kuçi dhe Tolaj, kanë kërkuar mbështetjen e policisë, që qarkullimi tyre të jetë i papenguar dhe maksimalisht i lehtësuar”. Policia nga ana e saj është treguar e gatshme që të ndërmarrë krejt çka është e nevojshme, që protesta të përmbyllët e qetë, që është edhe përcaktim i organizatorëve të saj. Protesta e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është thirrur të mbahet më 14 maj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …