Hajredin Kuçi

Kuçi: Gjykata Speciale është bërë me kërkesë dhe presion të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi është cituar të ketë deklaruar se krijimi i Gjykatës Speciale është bërë me kërkesë dhe me presion, të cilin ai e quan “pozitiv”, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një bisedë për RTK-në, Kuçi u shpreh se vetë Amerika ka dashur që ta bëjë gjykatën. Kosova ka pranuar letra nga krerët më të lartë të SHBA-ve për krijimin e Gjykatës Speciale. Nëse kryetari Barack Obama, zëvendësi i tij, Biden dhe sekretari Kerry çojnë letër dhe bëjnë presion, atëherë edhe  duhet të bëhet. Kosova ka bashkëpunuar edhe me Tribunalin e Hagës, ka qenë një barazhesh politikë dhe ka dalë e pastër, ka thënë Hajredin Kuçi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …