Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi, ka thënë se në Kosovë ka ndodhur një ndryshim i situatave të njerëzve, por jo një ndryshim esencial. Ai ka theksuar se qytetarët kanë për ta kërkuar PDK-në. “Në Kosovë nuk ka ndodhur ndryshim, por mendoj ka ndodhur ndërrim i pozicioneve të njerëzve. Do të shihet që ky ndërrim nuk është ndryshim. Përkundrazi, besoj që do t’i kërkojnë njerëzit e PDK-së shumë shpejt. Nuk ka ndryshim në kuptim substancial. Ndryshimi do të mund të vijë me PDK-në”, ka thënë Kuçi.
