Kuçi nuk i përmend fare gjeneralit të KFOR-it, vizitën e kryegjeneralit serb të akuzuar për krime lufte

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin italian Guglielmo Luigi Miglietta, me të cilin folën për forcimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe NATO-s, përmes pranisë së KFOR-it. Të dy bashkëbiseduesit ishin të mendimit se prania e KFOR-it është një kontribut për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë, por edhe në regjion. Kuçi përmendi me theks të veçantë praninë e KFOR-it në veri të Kosovës, duke vlerësuar se ky mision do të jap kontribut edhe në zbatimin e Marrëveshjes së Drejtësisë në këtë pjesë të vendit. Në anën tjetër, komandanti i KFOR-it, gjeneral Miglietta, theksoi se ky mision do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës dhe do të ofrojë ndihmën e nevojshme për organet e sigurisë. Sidoqoftë, në këtë takim, ministri Kuçi nuk e ngriti si problem vizitën provokative të kryegjeneralit serb, Lubisha Dikoviq, që akuzohet për krime lufte ndaj shqiptarëve, vizitë kjo e bërë me ftesë të KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …