Nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, duke komentuar rreth gjendjes politike në vend, veçanërisht kërkesës për zgjedhje të parakohshme, ka theksuar se PDK-ja nuk do të bëjë veprime të befasishme për partnerin e koalicionit – LDK-në por as për skenën politike të vendit. “Do të jemi në koordinim të plotë për çdo aktivitet që mund ta bëjmë dhe do ta shohim në radhë të parë interesin e vendit, interesin e Republikës së Kosovës, të qytetarëve të saj dhe legjitimitetin demokratik”, ka thënë Kuçi për “Radion Evropa Lirë”. Ai ka shtuar se nuk do të bëjnë diçka që do ta përshkallëzojë situatën, apo siç ka thënë “nuk do të ofronte një mundësi më të madhe dhe më të mirë se sa që është ajo sot”. Ai ka theksuar, po ashtu, se si partitë në pushtet, ashtu edhe ato opozitare, veprimet e tyre duhet t’i kenë të bazuara në interes të vendit dhe qytetarëve dhe pastaj mbi bazën e politikave partiake dhe ditore.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …