Ish-kryetar i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së Kosovës, Hajredin Kuçi ka porositur që të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese ashtu sikur janë respektuar edhe në të kaluarën, qoftë edhe kur është dëmtuar interesoni personal. Ai ka theksuar se hartimi i Kushtetutës së Kosovës është njëra prej punëve më të mira që është bërë në shtet-ndërtimin prandaj ajo duhet respektuar. Gjatë intervistës për Ekonomia Online, ai ka kujtuar se në të kaluarën aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese janë respektuar edhe në rastet kur ai aktgjykim ka prishur edhe balance politike apo pozita personale. Prandaj edhe Qeveria aktuale duhet që të vazhdojë traditën në mënyrë që të mosprishte piramida e drejtësisë. “Mendoj që Kushtetuta dhe ambienti jonë ka qenë i ndërtuar në bazë të tillë që të kuptohet që është akti më i lartë juridik. Në të kaluarën është treguar që çdo aktgjykim është respektuar dhe kur ai aktgjykim ka prishur balance politike ose ka prishur edhe pozita personale më herët. Mendoj që kjo traditë e mirë duhet që të vazhdohet dhe hierarkia në këtë rast, edhe sa i përket aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë e vazhdueshme dhe të mos prishte piramida e drejtësisë” ka deklaruar në mes tjerash, ish-kryetar i Komisionit për Hartimin e Kushtetutës së Kosovës, Hajredin Kuçi.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …