Kudo ndër shqiptarë festohet Dita e Flamurit dhe e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo datë shënon ditën kur më 28 Nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali me bashkëluftëtarët e bashkëmendimtarët e tij, ngriti në Vlorë, Flamurin Kombëtar me shqiponjë të zezë dhe me fushën e kuqe, duke shpallur edhe Pavarësinë e Shqipërisë, pas sundimit shumë shekullor të Perandorisë Osmane.
