Sot është 28 Nëntori, Dita e Flamurit, Dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ditë të madhe historike e cila lidh katër data ndër më të

Kudo në Shqipërinë Etnike po festohet 28 Nëntori, dita që lidh katër data ndër më të rëndësishmet të kalendarit kombëtar

Sot është 28 Nëntori, Dita e Flamurit, Dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë ditë të madhe historike e cila lidh katër data ndër më të rëndësishmet të popullit shqiptar, si kurdoherë deri tani janë mbajtur manifestime, janë zhvilluar aktivitete kulturore e tematike dhe janë përkujtuar këto ngjarje më me rëndësi të kalendarit tonë kombëtar. Kujtojmë me këtë rast se  108 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të katër Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar duke u shkëputur nga Perandoria Osmane. Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit. Po përnjëherë Shqipëria u godit sidomos  në aspektin territorial, pasi ushtritë e fqinjëve gjatë Luftërave Ballkanike copëtuan dhe aneksuan shumicën e  trojeve shqiptare. Konferenca e Londrës e mbajtur më 1913 i legjitimoi pushtimet e territoreve duke i rrudhur kufijtë e Shqipërisë dhe duke marrë nga ajo dy të tretat e territorit historik dhe etnik.

Sa herë vjen Nëntori, nga viti në vit,  shqiptarët liridashës në Shqipëri, Kosovë, në Iliridë, në Kosovën Lindore, në trevat shqiptare të Malit të Zi, në Greqi,  në Çamëri, në Turqi, Itali, Ukrainë, Bullgari e kudo në botë, bëhen bashkë për të kujtuar të kaluarën e lavdishme dhe heroike, bëhen bashkë për të përkujtuar dëshmorët, martirët, heronjtë dhe gjithë ata burra e gra që dhanë jetën e tyre për Shqipërinë, e cila as është dhënë e as po jepet, por po qëndron e patundur me besim se ora shqiptare, nuk po i ndalon tik-taket, në rrugë për bashkim të të gjitha pjesëve të atdheut në një shtet të vetëm,  në një Shqipëri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …