Qeveria e Kosovës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë kanë marrë vendim që të zgjasin orarin e kufizimit të lëvizjes. Nga e marta, 28 korrik, sipas dokumentit të publikuar në media, Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga ora 22:30 deri në orën 5:00 të mëngjesit të ketë ndalim për çfarëdo qarkullimi për komunat si më poshtë: Prishtinë, Prizren, Pejë, Besianë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë përveç në raste urgjente shëndetësore.
