27 qershori i vitit 1944 shënon Ditën gjenocidit grek kundër shqiptarëve të Çamërisë. Në atë ditë, 74 vjet më parë, forcat barbare mizore, fashiste, të Napoleon Zervës vranë, pushkatuan dhunuan gra e fëmijë e më pas i pushkatuan mijëra shqiptarë të krahinës së Çamërisë, me qëllim për ta spastruar etnikisht një trevë të tërë shqiptare. Gjatë atij aksioni të shëmtuar dhe barbar, grekët vranë 2300 shqiptarë ndërsa 230 konsideroheshin të zhdukur. Kanë dëbuar për në Shqipëri rreth 20.000 çamë, u kishin djegur të gjitha shtëpitë dhe kishin zhdukur fshatra të tëra të shqiptarëve. Fashistët grekë nuk kishin kursyer as fëmijët as foshnjë në bark apo në gji të nënave shqiptare. Pjesa shqiptare e mbetur në Çamëri u dëbua përfundimisht në vitin 1948. Kompozitori Prenk Jakova, tragjedisë së Çamërisë i ka kushtuar operën e parë shqiptare të titulluar “ Mrika”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …