Me rastin e ditës së dëshmorëve së Prizrenit, Kujtim Gashi, ministër në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë sot homazhe tek varrezat e qytetit. Gashi tha se 15 shtatori përmbledh respektin për të gjithë dëshmorët. “Homazhe për të rënët, me rastin e ditës së Dëshmorëve të Prizrenit. 15 shtatori përmbledh respektin dhe nderimin tonë deri në përulje, për të gjithë dëshmorët e kombit. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të Komunës së Prizrenit”, ka shkruar Gashi.
