leoni

Kujtim Gashi: Jemi takuar me LDK-në për Pakon e Rimëkëmbjes por nuk kemi biseduar për përfshirjen në qeveri

Kujtim Gashi: Qeveria Hoti është e paaftë në menaxhimin e pandemisë dhe armike e bizneseve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka mbajtur sot një konferencë për media. Gjatë kësaj konference, ka denoncuar dy qeveritë e fundit, Kurti dhe Hoti, për siç ka thënë ai, “pa ide, pa vizion dhe pa ndjeshmëri për qytetarin e Kosovës”, në një kohë pandemie dhe kur ata kishin më së shumti nevojë. “Sot bëhen 8 muaj, apo 245 ditë nga shfaqja e pandemisë Covid-19 në Kosovë. Shëndeti publik i popullatës po rëndohet cdo ditë me rritje të numrit të infeksioneve dhe numrit të vdekurve; kapacitetet spitalore në mungesë; ekonomia buzë kolapsit; mbyllje të bizneseve, punëtorë që mbesin pa punë çdo ditë dhe dhjetëra-mijëra familje janë zhytur në varfëri sipas Bankës Botërore.”, ka thënë Gashi. Më tej, deputeti i PDK-së ka thënë se dy partitë, VV dhe LDK, që në tetorin e vitit të kaluar mashtruan qytetarët e Kosovës me parulla boshe për “qeveri të shpresës”, janë kthyer në “mbytëse të shpresës” së qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …