Kujtim Shala

Kujtim Shala: Kryeministri Kurti duhet të argumentojë pse duhet të shkojmë në zgjedhje

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të japë arsyet e qarta pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, në vend që të mbështetet në kërkesat e opozitës për një veprim të tillë.  LDK nuk është e gatshme të bëjë marrëveshje me Kurtin dhe të diskutojë çështje përveç atyre që lidhen me sigurinë kombëtare. Sipas informacioneve të tij, ekziston një marrëveshje  mes kryetarit të PDK-së dhe kryetarit të Vetëvendosjes por që nuk përfshin gjithë opozitën. Kjo shumicë nuk është vetëm VV, është krejt jashtë pjesa tjetër e opozitës. Partneri kryesor, lista ‘Guxo’, nuk e ka dhënë qëndrimin. Kurti duhet të thotë pse duhet të shkojmë në zgjedhje, çfarë problem ka, a rrezikon shumicën, shtoi Shala. Duke kritikuar ashpër qeverinë, Shala akuzoi se ajo ka qeverisur keq, ka rrënuar institucionet e pavarura dhe ka tradhtuar interesin kombëtar të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …